​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

Written by

in

​I vazhdohet paraburgimi për dy muaj Feim Salit, i dyshuar për spiunazh te BIA serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për spiunazh te Shërbimi Inteligjent i Serbisë (BIA).

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit F.S., gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të kërkesës, përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 muaj, rrjedhimisht i pandehuri F.S. vazhdon të jetë nën masën e paraburgimit”, njoftoi zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi, sipas KosovaPress.

Sali u arrestua në 14 gusht 2026 në pikën kufitare në Merdare nga Policia e Kosovës.

Sipas Prokurorisë, Sali dyshohet se për një periudhë të pacaktuar deri më 13 gusht të këtij viti i ka ofruar vazhdimisht informacione dhe ndihmë Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA), me qëllim të përfitimit material.