Identifikohen tri mbetje mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë

Identifikohen tri mbetje mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë

Written by

in

Identifikohen tri mbetje mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të zhvarrosura në Kalludër dhe Jabukë, nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është informuar se janë pranuar raporte të reja të ADN-së, mbi bazën e të cilave janë identifikuar Adem (Fazli) Ademi, Fatmir (Bajram) Fazliu, dhe Ali (Islam) Haliti, pjesë e Grupit të Intelektualëve.

Kurti tha se Komisioni, bashkë me institucionet tjera përkatëse, tashmë i ka informuar familjet e tre intelektualëve dhe veprimtarëve të njohur të çështjes kombëtare, të cilët në prillin e vitit 1999 u rrëmbyen nga forcat e armatosura serbe dhe u zhdukën me dhunë.

“Ndajmë dhimbjen me familjet dhe u shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, u shpreh kryeministri.

Ai theksoi se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është prioritet i Qeverisë, bashkë me kërkesën dhe angazhimin për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës, “të cilat vazhdon t’i mohojë e t’i fshehë, teksa klasifikon e mbyllë dokumentet e arkivat, dhe glorifikon autorët e gjenocidit”.