Identifikohet shqiptari që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane

Identifikohet shqiptari që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane

Written by

in

Identifikohet shqiptari që u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë italiane

Policia italiane vijon kërkimet në zona të gjera për kapjen e të arratisurit shqiptar 37-vjeçar, Ervis Murra, i cili u largua nga Cavarzere të premten pas një bastisjeje policore në Kampanja.

Skuadrat e policisë janë angazhuar në terren për gjetjen e Murrës, i cili rezulton me një historik grabitjesh të armatosura.Ndërkohë, është zbardhur identiteti i 30-vjeçarit shqiptar që shoqëronte Murrën dhe humbi jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Sipas mediave italiane, ai është identifikuar si Silvester Cami, i cili kishte precedentë penalë për vepra kundër pronës, kryesisht vjedhje, si dhe një raport të mëparshëm për hyrje të paligjshme në Itali, ndërsa nuk ka të dhëna nëse ishte i martuar apo kishte fëmijë, transmeton Sinjali.

Identiteti i tij u konfirmua saktësisht nga skuadrat e lëvizshme dhe ekspertët mjeko-ligjorë të Venecias përmes gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhënave të kontakteve, pasi më parë duhej të njoftohej familja e tij në Shqipëri për zhdukjen.

Sa i përket zhvillimeve të tjera hetimore, policia e Venecias nuk ka kryer asnjë arrestim, megjithëse fillimisht u raportua se një person i tretë u ndalua të premten.

Ky person dyshohet të jetë pronari i shtëpisë së rinovuar në fermë, ku jeton me partneren e tij rumune dhe fëmijët, i cili mendohet se i ka strehuar dy shqiptarët pa qenë në dijeni të së kaluarës kriminale të Murrës, dhe ndaj të cilit deri tani nuk është lëshuar urdhër arresti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali