Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë

Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë

Written by

in

Ilir Krasniqi: Erdhëm në Irlandë me fitu, shpresoj se kjo humbje do të na bëjë më të fortë

Mbrojtësi i kombëtares Dardane, Ilir Krasniqi, ka folur pas ndeshjes ndaj Irlandës, ku Kosova u mposht në Dublin 3-0.

Për Klan Kosova, ai tha se po të mos ndodhte kartoni i kuq, Kosova do të jepte shumë më shumë.

“Kemi besuar që kemi ardh këtu për fitore, por sot u shkrua ashtu, me qenë edhe kartoni e edhe loja mos me qenë në nivelin qysh jemi mësu me lujt edhe na. Shpresojmë me harru sa më shpejt dhe ma na dhënë një mësim për herën e ardhshme”, deklaroi mbrojtësi i Dardanëve.

Ai tha se ka pasur ndeshje kur Kosova ka mundur të bëjë më mirë, sidomos me Austrinë në Prishtinë.

Sipas tij, ekipi ka nevojë për përmirësime vazhdimisht.

“Kjo është një humbje dhe shpresoj se do të na bëjë më të fortë”, theksoi Krasniqi.