
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Krasniqi, po vazhdon të tregojë paraqitje të mira në UEFA Nations League, duke u renditur ndër futbollistët më të dalluar të garës në aspektin defensiv.
Krasniqi ka regjistruar gjithsej 19 ndërhyrje të suksesshme (Tackles), statistikë që e vendos në mesin e lojtarëve më efikasë në këtë kategori, së bashku me reprezentuesin e Turqisë, Ismail Yuksek.
Futbollisti kosovar është renditur lart edhe në kategorinë e rikuperimit të topave (Ball Recovered). Ai ka regjistruar 43 rikuperime, duke u pozicionuar pas Volkovit të Bjellorusisë, i cili prin në këtë statistikë me 47 topa të rikuperuar.
Këto shifra dëshmojnë rëndësinë e Krasniqit në repartin defensiv dhe kontributin e tij në lojën e Përfaqësueses së Kosovës në këtë garë evropiane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali