Kanë kaluar vetëm pak ditë që nga nisja e edicionit të ri të “Big Brother VIP Kosova”, ndërsa banorët kanë filluar të njihen më shumë me njëri-tjetrin.
Krahas bisedave, duket se disa prej tyre kanë filluar të shprehin edhe pëlqime.
Një situatë e tillë është vërejtur te Akili, i cili gjatë një bisede me Kledjën nuk i ka kursyer komplimentet, duke i thënë se është shumë e mirë.
“Je shumë e mire”, i tha Akili Kledjës në prani të Nichit, për të vazhduar më pas duke e pyetur se çfarë mendimi kishte për ta.
Megjithatë, komplimentet e tij nuk përfunduan me kaq. Akili vazhdoi ta lavdëronte dizajneren, duke përdorur edhe një shprehje që tërhoqi vëmendjen.
“Imagjino me ta çu Zoti nusen si kjo, kurrë s’kisha dalë prej shpisë, asnjë ditë s’kisha dalë prej shpie”, i thoshte Akili Kledjës.
Kujtojmë se Akili është njëri nga 21 konkurrentët që këtë edicion i janë bashkuar shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, në garën për çmimin e madh.