Incident në Ankara: Toka e “përpin” kamionin

Incident në Ankara: Toka e “përpin” kamionin

Written by

in

Incident në Ankara: Toka e “përpin” kamionin

Një kamion i tonazhit të rëndë ka përfunduar në një gropë në parkingun e jashtëm të qendrës tregtare Acity.

Ngjarja ndodhi si pasojë e shembjes së një pjese të parkingut, ku pesha e kamionit bëri që toka të shembej, duke krijuar një krater, raporton Ihlas Haber Ajansi, transmeton Klan Kosova.

Për nxjerrjen e shoferit nga kamioni ishte e nevojshme ndërhyrja e një ekskavatori.

Administrata e qendrës tregtare mori masa të menjëhershme pas incidentit, duke kufizuar hyrjen në qendrën tregtare. /Klankosova.tv