
Situatat në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova duket se po tensionohen gjithnjë e më shumë.
Një moment i ndodhur mbrëmjen e kaluar, pasi u fikën dritat dhe banorët u shtrinë për të fjetur, ka shkaktuar reagime të shumta.
Nichi duket se zuri krevatin e Olechkës dhe refuzoi të largohej prej tij. As përpjekja e Fuegos për ta larguar, duke i hedhur ujë, nuk pati rezultat.
Në një moment, Olechka duket se humbi durimin. Ajo kapi çarçafin dhe e tërhoqi me forcë, duke marrë me vete edhe Nichin, i cili përfundoi në tokë. Pas kësaj, ai u largua nga krevati.
Ngjarja u komentua gjerësisht nga ndjekësit në rrjetet sociale.
Disa e përgëzuan Olechkën për reagimin, ndërsa të tjerë menduan se veprimi i saj ishte i tepruar.
Burimi: Insajderi