Incident në një supermarket në Kore të Jugut, tetë të lënduar

Incident në një supermarket në Kore të Jugut, tetë të lënduar

Written by

in

Incident në një supermarket në Kore të Jugut, tetë të lënduar

Tetë persona u plagosën gjatë një sulmi me thikë në një supermarket në qytetin koreano-jugor Incheon të martën ku njëri prej tyre pësoi arrest kardiak, njoftoi policia.

Oficerët që mbërritën në vendngjarje arrestuan një të dyshuar mashkull dhe po hetonin motivin e rrethanat e sulmit, deklaroi me telefon një zëdhënës i policisë.

Një dëshmitar, i cituar nga agjencia e lajmeve Yonhap, tha se i dyshuari dukej se kishte thika të lidhura në të dyja duart dhe lëvizte nëpër disa kate të kompleksit tregtar, duke sulmuar njerëzit gjatë rrugës, përpara se të neutralizohej nga kalimtarët dhe t’i dorëzohej policisë.

Raportet e mediave koreano-jugore e përshkruanin të dyshuarin si një burrë rreth të 60-ave, i cili mbante një byzylyk elektronik monitorimi në kyçin e këmbës.

Mes viktimave kishte gjashtë gra dhe dy burra; një grua rreth të 20-ave pësoi arrest kardiak, thuhej në raporte, transmeton Klankosova.tv.

Incheon, në perëndim të Seulit, është vendndodhja e aeroportit kryesor të Koresë së Jugut dhe bën pjesë në zonën e gjerë metropolitane të Seulit, raporton Reuters.

Korea e Jugut u trondit nga një sërë sulmesh me thikë gjatë vitit 2023, përfshirë incidente që lanë pas disa të vdekur dhe të plagosur.

Kohët e fundit, në muajin maj, një vajzë 17-vjeçare u vra me thikë dhe një adoleshent tjetër u plagos në qytetin jugperëndimor Gwangju nga një burrë rreth të 20-ave, i cili më vonë u dënua nga gjykata me burgim të përjetshëm, transmeton Klankosova.tv.