Inspektorati Mjedisor urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina

Inspektorati Mjedisor urdhëron pastrimin e mbeturinave ilegale në lagjen Kodrina

Written by

in

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se, pas ankesave të banorëve të lagjes “Kodrina” në Prishtinë, Inspektorati Mjedisor ka urdhëruar KRM “Pastrimi” që menjëherë të largojë mbeturinat e hedhura ilegalisht.

Pacolli ka theksuar se zëri i qytetarëve është prioritet dhe ka bërë thirrje për menaxhim të përgjegjshëm të mbeturinave, në mënyrë që lagjet të mbeten të pastra dhe të sigurta.

Burimi: RTKLive