Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, mungonin kushtet e sigurisë

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, mungonin kushtet e sigurisë

Written by

in

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, mungonin kushtet e sigurisë

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në Skenderaj, pas evidentimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet do të mbeten të ndërprera deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë, transmeton Klankosova.tv.

Inspektorati ka rikujtuar se respektimi i masave të sigurisë dhe shëndetit në punë është obligim ligjor për çdo punëdhënës.