Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Inspektorët në Fushë Kosovë kontrollojnë taksitë për parkim të parregullt dhe bllokim të trotuareve

Written by

in

Drejtoria për Inspektime në Komunën e Fushë Kosovës ka zhvilluar kontrolle në terren, me fokus parkimin e parregullt dhe bllokimin e hapësirave të dedikuara për këmbësorët.

Gjatë kontrolleve, inspektorët kanë evidentuar raste të taksive të licencuara që shfrytëzojnë trotuaret si hapësira parkimi, duke penguar qarkullimin e këmbësorëve.

Drejtoria u ka bërë thirrje taksistëve që të mos i trajtojnë trotuaret si parkingje private dhe të respektojnë hapësirat e dedikuara për këmbësorët.

“Trotuari është për qytetarët, jo për parkim!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Inspektime. /Telegrafi/