Ish-lojtari i Juventusit trondit me deklaratën: U bën thirrje lojtarëve të përleshen mes vete

Ish-lojtari i Juventusit trondit me deklaratën: U bën thirrje lojtarëve të përleshen mes vete

Written by

in

Ish-futbollisti i Juventusit, Emanuele Giaccherini, i cili aktualisht punon si konsulent profesional, ka folur për krizën që po kalon ish-klubi i tij, në një intervistë për gazetën italiane Gazzetta dello Sport.

Ai e përshkroi situatën aktuale si një nga periudhat më të vështira të Juventusit në 20 vitet e fundit, duke theksuar se humbja ndaj Lazios e ka përkeqësuar edhe më shumë atmosferën brenda klubit.

“Nëse i lëmë mënjanë periudhat nën drejtimin e Thiago Mottas dhe Igor Tudorit, më duket se Juventusi ka grumbulluar më pak pikë në shtatë ndeshjet e para sesa në sezonet e mëparshme. Mendoj se humbja ndaj Lazios i goditi të gjithë edhe më shumë dhe e përkeqësoi atmosferën në klub”, deklaroi Giaccherini.

Ai dha edhe një sugjerim të drejtpërdrejtë se si duhet të reagojnë lojtarët për ta përmbysur situatën, duke kërkuar që ata të përballen me njëri-tjetrin dhe të marrin përgjegjësinë për rezultatet e dobëta.

“Ata duhet të mbyllen në dhomën e zhveshjes, pa trajnerin, dhe të diskutojnë gjithçka, deri në pikën e një konfrontimi fizik mes lojtarëve. Ndoshta, pas kësaj, secili do të japë pak më shumë nga vetja.

Para se të mendojnë për shkarkimin e Spallettit, mendoj se edhe skuadra duhet ta shikojë veten në sy, të rivlerësojë situatën dhe ta pranojë realitetin, duke marrë secili pjesën e vet të përgjegjësisë. Në atë moment, Spalletti nuk do të kishte më asnjë justifikim. Për momentin, ai mund të thotë se faji nuk është vetëm i tij, por edhe i lojtarëve”, u shpreh ai.

Në fund, Giaccherini foli edhe për Antonio Conten, emri i të cilit është përmendur gjithnjë e më shpesh si një kandidat i mundshëm për t’u rikthyer në stolin e Juventusit.

“Nëse dëshiron të fitosh, me Conten nuk mund të gabosh. Por ana tjetër e medaljes është se duhet ta mbështesësh në gjithçka që kërkon”, përfundoi Giaccherini.