
Italia ka mposhtur Francën me rezultat 3-1 në San Siro, në ndeshjen e vlefshme për Nations League, duke marrë kreun e Grupit 1 me 10 pikë, aq sa ka edhe Franca.
Francezët kaluan të parët në epërsi me golin e Olises, por Italia reagoi shpejt dhe barazoi me Pio Espositon. Në pjesën e dytë, Frattesi realizoi golin e përmbysjes, ndërsa Pio Esposito nga pika e bardhë vulosi fitoren 3-1.
Italia pati mundësinë të shënonte edhe golin e katërt, por Sebastiano Esposito nuk arriti të konkretizonte një tjetër penallti.
Pas barazimit në ndeshjen e parë në Francë dhe kësaj fitoreje në San Siro, Italia merr kryesimin e grupit falë bilancit më të mirë në përballjet direkte.