
Një komandant i lartë i krahut të armatosur të Hamasit është vrarë në një sulm ajror izraelit në jug të Rripit të Gazës.
Bëhet fjalë për Samir Abu Younis, komandantin e brigadës së Rafahut, vdekja e të cilit është konfirmuar nga Hamasi.
Sipas Reuters, sulmi ka ndodhur në zonën Al-Mawasi të Khan Younisit, ku personeli mjekësor ka raportuar edhe persona të plagosur.
Ushtria izraelite ka deklaruar se Abu Younis drejtonte brigadën e Rafahut që nga shtatori, pas vrasjes së paraardhësit të tij.
Nga ana tjetër, krahu i armatosur i Hamasit ka deklaruar se ai kishte qenë i përfshirë në planifikimin dhe drejtimin e sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit.
Vrasja e tij vjen pavarësisht armëpushimit të tetorit 2025, i cili ndali luftimet në shkallë të gjerë, por nuk i dha fund sulmeve dhe përplasjeve në Gaza.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali