Sipas njoftimit të Ministrisë së Digjitalizimit dhe Administratës Publike, takimi u mbajt në Seul të Republikës së Koresë, në margjinat e samitit Global AI and Digital Summit 2026, ku të dy ministrat shkëmbyen përvoja mbi zhvillimet dhe prioritetet e vendeve të tyre në fushën e transformimit digjital, inteligjencës artificiale dhe inovacionit teknologjik.
“Diskutuan gjithashtu për sfidat e përbashkëta në avancimin e këtyre fushave, me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve digjitale, ngritjen e kapaciteteve institucionale dhe zbatimin e teknologjive të reja:, thuhet në njoftim.
Takimi shërbeu gjithashtu për të identifikuar fusha me interes të përbashkët dhe mundësi për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mauriciusit.
Të dyja palët shkëmbyen perspektivat e tyre për shfrytëzimin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në funksion të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimit të shërbimeve publike.
Burimi: RTKLive
