Jakup Krasniqi niset për vizitë nga Haga drejt Kosovës

Jakup Krasniqi niset për vizitë nga Haga drejt Kosovës

Written by

in

Jakup Krasniqi niset për vizitë nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe njëri nga ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur nga Haga drejt Kosovës.

Lajmi është konfirmuar nga Nasim Haradinaj, i cili ka bërë të ditur se Krasniqi po vjen në Kosovë për çështje familjare.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht detaje të tjera lidhur me udhëtimin e tij, përfshirë kohën e saktë të mbërritjes në Kosovë.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar me të birin e tij, deputetin Altin Krasniqi, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë ndonnjë përgjigje.

Burimi: Insajderi