
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka fajësuar emigracionin për situatën në Francë, duke shkruar se në emër të diversitetit dhe dhembshurisë, liberalët perëndimorë kanë shpërfillur çështjet e asimilimit dhe të përputhshmërisë.
Në reagimin e tij në rrjetin social X, Vance deklaroi se liberalët perëndimorë e sollën “botën e tretë” në Francë dhe në vende të tjera, duke injoruar paralajmërimet se kjo do të çonte në një situatë të tillë.
“Lutem që Franca – një vend i bukur me njerëz të mrekullueshëm – t’i japë fund kësaj çmendurie, para se të digjen edhe më shumë nga monumentet e saj,” u shpreh ai.
Vance iu drejtua gjithashtu amerikanëve, duke i paralajmëruar të jenë të vëmendshëm. Sipas tij, kjo është e ardhmja që demokratët në Kongres synojnë për Shtetet e Bashkuara.
Western liberals imported the third world into France and other countries in the name of diversity and compassion. They ignored fundamental questions of assimilation and compatibility. They were told it would lead to this and they didn’t listen.
I pray that France, a beautiful country of amazing people, will stop this madness before more of its landmarks burn.
And I hope Americans are paying attention. This is the future congressional Democrats seek for your country.
— JD Vance (@JDVance) October 18, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post JD Vance fajëson emigracionin për protestat në Francë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali