Jeep dhe Marvel bashkojnë forcat, automjetet 4×4 hyjnë në universin e Avengers

Jeep dhe Marvel bashkojnë forcat, automjetet 4x4 hyjnë në universin e Avengers

Written by

in

Jeep dhe Marvel Studios kanë prezantuar fushatën e re reklamuese “A Jeep 4×4 for Any Universe”, duke bashkuar botën e automobilave me atë të superheronjve.

Fushata, e prezantuar më 6 nëntor, është pjesë e bashkëpunimit njëvjeçar mes dy kompanive dhe lidhet me filmin e ardhshëm “Avengers: Doomsday”, që pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor.

– YouTube www.youtube.com

Në reklamë, automjetet Jeep shfaqen në disa universe të Marvel, ndërsa pjesë e saj janë personazhe si Captain America, Human Torch, Nightcrawler dhe The Thing, i cili shfaqet pas timonit të një Jeep Wrangler.

Ky bashkëpunim nisi në maj me fushatën “Origin Story”, duke vënë në pah faktin se si Jeep, ashtu edhe Captain America, kanë origjinën në vitin 1941.

Fushata e re do të shfaqet në televizion, rrjete sociale dhe platforma digjitale deri në dhjetor, në kuadër të promovimit të filmit të ri të Marvel.