Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës

Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës

Written by

in

Jepet leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj të Prishtinës

Pas një angazhimi të gjatë dhe bashkëpunimit ndërmjet Bashkësisë Islame dhe Komunës së Prishtinës, është dhënë leja për ndërtimin e xhamisë në Shkabaj.

Lajmin e ka bërë të ditur Agron Canolli, i cili ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për banorët e Shkabajt dhe besimtarët myslimanë.

Canolli ka theksuar se realizimi i kësaj kërkese të kahershme është rezultat i vullnetit, bashkëpunimit dhe angazhimit ndërmjet institucioneve.

“Ky është një hap i rëndësishëm për banorët e Shkabajt, për besimtarët dhe për gjithë komunitetin. Një kërkesë e kahershme po merr rrugë drejt realizimit, duke dëshmuar se me vullnet, bashkëpunim dhe angazhim, punët e mira bëhen realitet. Urime banorëve të Shkabajt dhe të gjithë besimtarëve!

Uroj që kjo xhami të bëhet vend i adhurimit, paqes, bashkimit dhe mirësisë për të gjithë”, shkroi Canolli./Klankosova.tv