Për 22 protestues është dhënë ditën e mërkurë masa detyrim paraqitjeje.
Ndërkohë, vijon seanca për 36 persona të tjerë, ku do të merret vendimi për ta.
Që nga 13 tetori, Gjykata e Tiranës ka vlerësuar masa sigurie për mbi 150 protestues, 11 prej të cilëve arrest me burg dhe 3 arrest në shtëpi. Për të tjerët është dhënë masa detyrim paraqitjeje, raporton A2cnn.