Mërgata shqiptare në Ontario të Kanadasë do të protestojë sot, më 25 tetor, në Toronto, nën moton “Jo në emrin tim!”.
Sipas njoftimit, nga platëforma qytetare ”Liria ka Emër” protesta do të mbahet në Queen’s Park, nga ora 13:00 deri në orën 16:00, sipas kohës lokale.
Tubimi është në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi dhe është organizuar nga shoqatat shqiptare në Ontario dhe platëforma ”Liria ka Emër”.
Burimi: Dukagjini
