“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë

“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë

Written by

in

“Jo në emrin tim” organizon aksion simbolik para zyrës së BE-së në Prishtinë

Iniciativa qytetare “Jo në emrin tim”  ka njoftuar se do të organizojë organizon sot, një aksion simbolik dhe konferencë për media para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Aktiviteti do të mbahet pas përfundimi të seancës ku do të shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për akuzat për “pengim të drejtësisë”.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe 4 të bashkëakuzuarit e tij do të përballen sot me vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, në rastin që lidhet me ndërhyrjen e pretenduar te dëshmitarët.

Shpallja e aktgjykimit është caktuar për orën 10:00, ndërsa gjykatësi Christopher Gosnell ka urdhëruar praninë e të 5 të akuzuarve në seancë.

Përveç Thaçit, vendimin do ta dëgjojnë edhe ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bashkim Smakaj, ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-ministri Hajredin Kuçi dhe Fadil Fazliu.

Burimi: Insajderi