Avokati shqiptaro-amerikan Joseph Dedvukaj ka refuzuar publikisht propozimin për t’u emëruar konsull i Shqipërisë në Michigan, duke kërkuar njëkohësisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.
Kwtw gjw, ai e ka bwrw pwrmes njw postimi nw rrjetin social Facebook, shkruan Telegrafi.
Dedvukaj, i cili ka mbi 30 vjet përvojë në fushën e aksidenteve rrugore dhe mbi 350 milionë dollarë kompensime të fituara për klientët e tij, kishte pritur Ramën dhe delegacionin e tij në shtëpinë e familjes në Detroit gjatë vizitës së kryeministrit në Michigan, në shtator të vitit 2026.
Në atë kohë, avokati e kishte cilësuar darkën një nder dhe një kujtesë të rrënjëve shqiptare.
Refuzimi i emërimit dhe thirrja për dorëheqjen e Ramës kanë tërhequr vëmendjen e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara dhe të mediave në Shqipëri./Telegrafi/