“Me implementimin e këtij projekti ne presim të kemi fatura shumë më të ulëta të energjisë elektrike sepse ngrohjen nuk e bëjmë më me naftë por përmes paneleve solare ndërsa do të rriten në një masë shumë të madhe cilësia e shërbimeve shëndetësore për pacientët tanë që është e një rëndësie të veçantë”, ka thënë Dr Ali Kuçi, udhëheqës në QKMF në Junik
Pas përfundimit me sukses të këtij programi, përfaqësuesja e BE, Rita Heikkinen tha se projekti paraqet një hap të rëndësishëm drejt promovimit të energjisë së ripërtëritshme dhe ndërtimit të politikave të qëndrueshme zhvillimore në nivel lokal në komunën e Junikut dhe Bashkisë së Mirditës.
“Jam shumë e lumtur që këto investime do të mundësojnë përfitime mjaft të mëdha të komunitetit të këtushëm në aspektin e efiçiencës së energjisë dhe zvogëlimit të kostove energjetike. Ky projekt ndërkufitar ka bërë bashkë komintetet e dy anënëve të kufirit rreth sfidave të përbashkëta me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve qoftë përmes transmisionit të gjelbërt, mbrojtjes mjedisore, turizmit, kulturës dhe zhvillimit ekonomik”., ka thënë Ritva Heikkinen, përfaqësuese e BE-së
“Ne jemi shumë mirënjohës fillimisht Bashkimit Evropian që me fondet e tyre na e dhanë mundësinë për të bërë këto investime, pastaj edhe komunës së Junikut e cila ka ndikuar drejtpërdrejt që procesi të jetë sa më thjeshtë edhe të bëhet me i prekshëm për të gjithë qytetarët. Nafta dhe peleti nuk do të përdorën më në këto objekte kështu që kemi së paku 50 mijë euro kursime në vit. Pra përveç impaktit mjedisor, reduktimeve të emetimit të karbonit kështu që ne flasim për një rritje të ndjeshme të kursimeve por edhe të mirëqenies”, ka thënë Elvis Ndreka, menaxher i projektit “EFFORT”
“Objektet kryesisht kanë pasur investime në masat e efiçiencës, vendosjen e paneleve solare, ndërrimin e ngrohtoreve nga ato me naftë në sistem me pompa si dhe ndërrimin e dritareve të objektit të komunës së Junikut dhe QKMF, ndërsa të gjitha këto investime janë sipas standardeve të BE-së ”. Demokrat Ganijaj, koordinator i projektit (KK Junik)
Sipas koordinatorëve, projekti ndërkufitar IPA Shqipëri–Kosovë kap vlerën mbi 463 mijë euro.
Burimi: RTKLive
