
Juventusi synon përforcimin e krahut të majtë në afatin kalimtar të janarit, me Rayan Ait-Nourin e Manchester Cityt si objektivin kryesor.
Sipas raportimeve, klubi torinez po shqyrton mundësinë e huazimit të mbrojtësit 25-vjeçar, me përfshirjen e një opsioni për blerjen e tij në fund të sezonit.
Përveç Ait-Nourit, Juventusi po monitoron edhe Mahamadou Nagidan, mbrojtësin e Rennes, si një alternativë të mundshme për repartin defensiv.
Ndërkohë, bardhezinjtë po vazhdojnë negociatat për mesfushorin e Marseille, Pierre-Emile Højbjerg. Bisedimet për transferimin e danezit pritet të intensifikohen gjatë muajit nëntor, me synimin për të avancuar marrëveshjen para hapjes së afatit kalimtar të janarit./Klankosova.tv