Juventusi publikon listën për Genoan – përpos Edon Zhegrovës, ftohet edhe talenti i madh shqiptar

Juventusi publikon listën për Genoan - përpos Edon Zhegrovës, ftohet edhe talenti i madh shqiptar

Written by

in

Juventusi ka publikuar listën me 23 futbollistë të ftuar për ndeshjen ndaj Genoas, në kuadër të javës së Serie A, ku Edon Zhegrova është si zakonisht, ndërsa aty për herë të parë është edhe Arman Durmishi.

Trajneri Luciano Spalletti ka përfshirë të dy lojtarët shqiptarë në listën për këtë përballje, e cila do të zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin “Luigi Ferraris”, me fillim nga ora 20:45.

Juventusi udhëton drejt Genoas me disa mungesa të rëndësishme. Kenan Yildiz, Francisco Conceicao, Nico Gonzalez, Khephren Thuram dhe Manuel Locatelli nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit, ndërsa të lënduar janë edhe Zeki Celik, Jeff Ekhator, Arkadiusz Milik dhe Kamil Grabara.

Këto mungesa mund t’i japin Spallettit mundësinë të bëjë ndryshime në formacionin startues, ndonëse alternativat e tij janë të kufizuara për shkak të numrit të madh të lojtarëve të padisponueshëm.

Sipas raportimeve para ndeshjes, Juventusi pritet të luajë me skemën 3-5-2, ndërsa Randal Kolo Muani mund ta nisë takimin nga stoli. Në sulm, Nick Woltemade dhe Kerim Alajbegovic përmenden si kandidatë për të luajtur nga minuta e parë.

Përfshirja e Durmishit në listë është një mundësi e madhe për futbollistin shqiptar që të jenë pjesë e skuadrës në këtë ndeshje të rëndësishme. Megjithatë, mbetet të shihet nëse Spalletti do t’i japë minuta gjatë përballjes me Genoan.

Portierët 23. Carlo Pinsoglio, 25. Guglielmo Vicario, 33. Neto

Mbrojtës: 3. Bremer, 4. Federico Gatti, 6. Lloyd Kelly, 15. Pierre Kalulu, 20. Andrea Cambiaso, 24. Daniele Rugani, 26. Jhon Lucumi, 32. Juan Cabal, 43. Filippo Pagnucco

Mesfushorët: 8. Teun Koopmeiners, 12. Douglas Luiz, 22. Weston McKennie, 29. Pape Matar Sarr, 41. Augusto Owusu

Sulmues: 9. Randal Kolo Muani, 11. Edon Zhegrova, 13. Jeremie Boga, 17. Kerim Alajbegovic, 27. Nick Woltemade, 47. Arman Durmishi

/Telegrafi/