Juventusi po shqyrton mundësinë e transferimit të Diogo Dalotit nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të janarit, në kuadër të përforcimit të repartit të mbrojtjes.
Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, mbrojtësi portugez është njëri prej emrave në listën e klubit torinez, i cili po shqyrton disa alternativa për krahun e majtë të mbrojtjes.
Objektivi kryesor i Juventusit raportohet të jetë Destiny Udogie i Tottenhamit, ndërsa në listën e kandidatëve janë edhe Rayan Ait-Nouri i Manchester Cityt dhe Alejandro Balde i Barcelonës.
Emri i Dalotit është rikthyer në skenë pas kritikave të tifozëve të Manchester Unitedit, të cilët e vërshëllyen atë gjatë barazimit 4-4 ndaj Aston Villës më 8 nëntor. Portugezi ishte kritikuar gjithashtu për shkak se shkaktoi një penallti në atë ndeshje.
27-vjeçari ka përvojë në futbollin italian, pasi gjatë sezonit 2020/21 ishte pjesë e Milanit, ku luajti në formë huazimi nga Manchester Unitedi./Telegrafi/