“Ka pasur tentim për frikësim dhe kërcënim fizik”: Çka dihet për rastin Geci-Mehmetaj? (VIDEO)

“Ka pasur tentim për frikësim dhe kërcënim fizik”: Çka dihet për rastin Geci-Mehmetaj? (VIDEO)

Written by

in

“Ka pasur tentim për frikësim dhe kërcënim fizik”: Çka dihet për rastin Geci-Mehmetaj? (VIDEO)

Gazetari Gazmend Morina ka komentuar rastin mes ish-deputetit Gani Geci dhe gazetarit Lirim Mehmetaj, duke thënë se rrethanat e këtij rasti dallojnë nga rastet e tjera të presioneve ndaj gazetarëve.

Në “Kosova Today”, Morina tha se, në rastin e Mehmetajt, rrethanat kanë çuar drejt dyshimeve për tentim të frikësimit fizik dhe kërcënimit fizik ndaj gazetarit.

“Situata mes tyre, mes Fidan Jupollit edhe Lirim Mehmetajt, dallon substancialisht. Fidan Jupolli, sikurse shumica prej neve, ka pasur presione, shpifje në drejtim të tij. Kanë tentuar ta denigrojnë përmes rrjeteve sociale personalitetin e tij edhe gazetarinë që e bën ai. Mirëpo, te rasti i Lirim Mehmetajt është krejt ndryshe, për shkak se rrethanat kanë çuar te rasti ku ka pasur tentim për frikësim fizik edhe kërcënim fizik ndaj Lirim Mehmetajt”, ka thënë Morina.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ish-deputeti Gani Geci është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Sipas Prokurorisë, lidhur me rastin janë intervistuar Gani Geci, në cilësinë e të dyshuarit, dhe gazetari Lirim Mehmetaj, në cilësinë e të dëmtuarit./Klankosova.tv