Kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë, nuk dërguan ekip për ta ndihmuar një pacient

Kallëzim penal ndaj dy të punësuarve në Ndihmën e Shpejtë në Tetovë, nuk dërguan ekip për ta ndihmuar një pacient

Written by

in

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.V. (35) dhe I.M. (51) nga Tetova, të punësuar në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore pranë ISHP Tetovë.

Ata dyshohen për kryerjen e veprës penale “mosdhënia e ndihmës mjekësore”.

“Më 29.06.2026, në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Tetovë, e kallëzuara e parë ka pranuar një telefonatë për denoncimin e rastit, por nuk ka dërguar ekip për t’i dhënë ndihmë mjekësore personit të lënduar në fsh. Dobrosht, për çka e ka njoftuar edhe të kallëzuarin e dytë, i cili ishte udhëheqës”, thonë nga MPB.