
Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka caktuar 7 shkurtin 2027 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe lokale, të cilat ishin shtyrë dy herë.
Vendimi u bë i ditur përmes një dekreti presidencial, pas zgjatjes së mandateve të deputetëve dhe këshilltarëve komunalë.
Njoftimi vjen në një periudhë tensionesh politike, pas protestave që pasuan rizgjedhjen e Biya-s në tetor të vitit 2025. Autoritetet u përballën me akuza për përdorim të dhunës ndaj protestuesve dhe arrestime të shumta.
Biya, 93-vjeçar, është në pushtet që nga viti 1982 dhe është udhëheqësi më i moshuar në botë.