Rreth 120 raste të reja me kancer të qafës së mitrës diagnostikohen çdo vit, ndërsa rreth 50 për qind e pacienteve humbin jetën si pasojë e kësaj sëmundje. Pacientja më e re e diagnostikuar është vetëm 18 vjeçe.
Sipas gjinekologëve, vaksinimi mbetet mbrojtja më e mirë, por shqetësues mbetet numri i ulët i të vaksinuarve kundër HPV-së.
“Vaksinimi është shumë i dobët. Pra, kemi dallime të mëdha në nivelin e vaksinimit ku kemi rajone me vaksinim 100 për qind në rajonet lindore, ndërsa në qytetet si Ohri, Manastiri dhe Shkupi, konkretisht komunat Qendër, Karposh dhe Aerodrom, vaksinimi është në nivel shumë të ulët”, deklaroi Gligor Tofoski, Kryetar i Shoqatës së Gjinekologëve.
Në Maqedoninë e Veriut, vaksinimi është nën 50 për qind, krahasuar më vendet e tjera ku realizohet mbi 90%. Mjekët theksojnë se vaksina është e sigurt dhe se keqinformim rreth saj duhet të marrin fund.
“Ne besojmë te vaksina, sepse pse do t’i vaksinonim fëmijët tanë nëse nuk do të besonim në të? Fëmijët dhe nipërit e mi janë të vaksinuar dhe të gjithë kanë fëmijë. Pra, absolutisht nuk është e vërtetë se vaksina shkakton sterilitet. Këto pretendime vazhdimisht i korrigjoj edhe te pacientët”, thotë Emilija Trajkovska, gjinekologe.
Skriningu për HPV-në mungon te gjinia mashkullore, ndërsa deri më tani është realizuar vetëm te gratë. Që nga viti 2024, vaksina kundër HPV-së aplikohet falas edhe te djemtë.
Në vendet e tjera, vaksinimi kundër HPV-së ofrohet deri në moshën 26-vjeçare, ndërsa në vendin tone është falas vetëm deri në moshën 19-vjeçare, më pas kushton rreth 8 mijë denarë vetëm për një doze.