
Kombëtarja e Anglisë ka kaluar në epërsi ndaj Spanjës, në përballjen e sontme që po zhvillohet në kuadër të Ligës së Kombeve.
Golin e epërsisë 0:1 e shënoi kapiteni Harry Kane, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 44-t.
Sulmuesi i Bayern Munichut nuk gaboi nga 11-metërshi, duke i dhënë avantazhin skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “Metropolitano” të Madridit dhe është përballja e fundit e Grupit A3 në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Të dyja kombëtaret e kanë siguruar tashmë kualifikimin në çerekfinale, por kjo përballje është vendimtare për përcaktimin e vendit të parë në grup. Spanja kishte fituar 3:2 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Wembley”. /Insajderi.org/
🚨🚨| HARRY KANE OPENS THE SCORING FOR ENGLAND AGAINST SPAIN! THE BALLON D’OR HAS SCORED! 🏴🌟 https://t.co/PAjwlOQDCY
— Shuffle FC (@ShuffleFC) November 15, 2026
Burimi: Insajderi