
Bashkëshorti i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi, ka shpërthyer me akuza të rënda ndaj Daut Haradinajt, pas deklaratave të tij për gjakderdhjen e mundshme më 6 tetor.
Krasniqi e ka akuzuar ish-komandantin e UÇK-së, Daut Haradinajn, për krim, haraç dhe shantazh.
“Tipat si ky janë modeli i mercenarizmit të pasluftës”, shkroi ai në Facebook, duke pretenduar se bëhet fjalë për njerëz që veprojnë përmes strukturave kriminale paralele.
Ai paralajmëroi edhe arrestimin e Haradinajt dhe Sami Lushtakut.
“Kur Dauti, Samiu etj kanë me puthë tokën e Kosovës nga arrestimi për veprat e tyre kriminale dhe korruptive”, shkroi Krasniqi.
Më herët, deputeti Salih Zyba kërkoi ndërhyrjen e Prokurorisë, duke ngritur dyshime nëse Haradinaj kishte planifikuar gjakderdhje.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post “Kanë me puthë tokën nga arrestimi”: Burri i Albulena Haxhiut shpërthen rëndë ndaj Daut Haradinajt e Sami Lushtakut appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali