
Një kosovar është arrestuar në Izmir të Turqisë.
Sipas Ministrisë së Brendshme turke, bëhet fjalë për fjalë për Valmir Berishën. shtetas kosovar i cili kërkohej ndërkombëtarisht nga Gjermania, për tri vepra penale:”trafikim të narkotikëve”, “kërcënim” dhe “privim të kundërligjshëm të lirisë”.
Tutje në njoftim, thuhet se arrestimi u realizua nga Policia e Izmirit, në koordinim me Departamentin e Interpolit dhe Europolit, si dhe Organizatën Kombëtare të Inteligjencës së Turqisë (MİT).

Photo Credits: Ministria e Brendshme e Turqisë
Kërkimi ndërkombëtar ndaj tij ishte bërë përmes sistemit të njohur si “difuzion”.
Deri më tani, autoritetet turke nuk kanë dhënë informacione të tjera lidhur me rrethanat e arrestimit apo procedurat e mëtejshme ligjore ndaj tij.