Kapet një person në Drenas, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës

Kapet një person në Drenas, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës

Written by

in

Kapet një person në Drenas, dyshohet se kërcënoi policët gjatë shqiptimit të tiketës

Një person është arrestuar në Drenas, nën dyshimin se ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë derisa ata po i shqiptonin një tiketë për kundërvajtje.

Rasti ka ndodhur më 2 nëntor, rreth orës 13:25, transmeton Klankosova.tv.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari është arrestuar dhe, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.