
Bodrumi i një ndërtese në lagjen Ulpianë të Prishtinës është përfshirë nga zjarri, ndërsa dyshohet se hapësira shfrytëzohej nga persona të pastrehë.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Male Gashi, komandant i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Nga zjarri janë djegur lecka, mbeturina dhe materiale të tjera që ndodheshin në bodrum.
Intervenimi i zjarrfikësve ka përfunduar tashmë, ndërsa flakët janë shuar nga ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali