
Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, është dënuar me gjobë me kusht për sigurimin e një certifikate të rreme të COVID-19.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Durim Kastrati deklaroi se sipas tij, ky dënim nuk do të ndikojë në paraqitjet e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Unë mendoj që Granit Xhaka është lojtari më i mirë zviceran. Zvicra e di këtë gjë, dhe nuk do ta trajtojnë si një lojtar dosido”, u shpreh ai në Klan Kosova.