Katër persona kapen duke gërmuar ilegalisht për ar në Kalisht të Gostivarit

Katër persona kapen duke gërmuar ilegalisht për ar në Kalisht të Gostivarit

Written by

in

Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Gallatës kanë privuar nga liria katër persona: N.S. (63) nga fshati Xhepçisht, M.D. (55) nga fshati Çellopek, si dhe Z.M. (72) dhe N.K. (78) nga fshati Vrapçisht.

Ata janë kapur në flagrancë duke kryer gërmime të paligjshme me qëllim gjetjen e arit. Gjatë kontrollit, policia u ka konfiskuar një detektor metalesh, lopata, kazma dhe sende të tjera.

Katër personat dyshohen se kanë kryer veprën penale sipas nenit 264 të Kodit Penal, „Dëmtimi ose shkatërrimi i pasurive nën mbrojtje të përkohshme ose i rariteteve natyrore“.

Të gjithë janë ndaluar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).