Nga banesat në zona të njohura të Prishtinës te shtëpitë me më shumë hapësirë dhe privatësi, përzgjedhja e kësaj jave në Telegrafi Real Estate sjell katër alternativa për ata që janë në kërkim të një prone për banim.
Shtëpi 235m² në Lagjja Jonë
Për ata që kërkojnë shtëpi familjare afër Prishtinës, kjo pronë prej 235m² në Lagjja Jonë, Çagllavicë, ofron hapësirë dhe organizim funksional.
Shtëpia ka katër dhoma gjumi, tri banjo, qëndrim ditor, kuzhinë me tryezari dhe depo, ndërsa në dispozicion është edhe vendparkimi.
Prona ofrohet për shitje me çmim prej 305,500 euro.
Shtëpi 300m² në Royal Green Residence
Në Royal Green Residence ofrohet një shtëpi prej 300m², e organizuar në bodrum, përdhes, kat dhe nënkulm.
Prona ka tri dhoma gjumi, dy tarraca dhe garazh, ndërsa në bodrum është paraparë edhe një hapësirë për SPA. Investimet shtesë në projektim dhe punët përfundimtare janë ndër elementet që e veçojnë këtë ofertë.
Shtëpia ofrohet për shitje me çmim prej 470,000 euro.
Shtëpi 600m² në Bardhosh
Nëse po kërkoni më shumë hapësirë për familjen, kjo shtëpi prej 600m² në Bardhosh shtrihet në një truall prej 9.37 ari.
Prona përfshin tetë dhoma gjumi, tri banjo, dy qëndrime ditore, dy kuzhina dhe katër tarraca. Ka gjithashtu oborr të gjelbëruar, dy garazha dhe tri vendparkime.
Lokacioni ndodhet rreth 15 minuta larg Prishtinës.
Banesë 68.41m² në Bregun e Diellit
Për ata që preferojnë një banesë në një zonë të konsoliduar të Prishtinës, në Bregun e Diellit ofrohet një pronë prej 68.41m².
Banesa ka dy dhoma gjumi, qëndrim ditor, kuzhinë, banjo dhe ballkon, ndërsa ngrohja realizohet përmes Termokos.
Prona ka gjithashtu qasje përmes rampës dhe mundësi për vendparkim, ndërsa çmimi i shitjes është 198,000 euro.
Katër pronat e kësaj jave sjellin alternativa të ndryshme, nga një banesë praktike në qytet deri te shtëpitë me sipërfaqe të mëdha për familjet që kërkojnë më shumë hapësirë.
Nëse edhe ju jeni në kërkim të një prone, më shumë oferta për shitje dhe qira mund t’i gjeni në Telegrafi Real Estate.