Rasti i parë është regjistruar në Lipjan, ku dy persona dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur ndërmjet vete. Të dyshuarit janë arrestuar dhe, pas intervistimit, me rekomandim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Prishtinë, dje një person dyshohet se ka kanosur me thikë një grua. I dyshuari është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit policor tek ai është gjetur një thikë dhe 0.36 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Një rast tjetër është raportuar në Klinë, ku burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje ndaj një gruaje. I dyshuari është arrestuar dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Edhe në Gjakovë, policia ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje ndaj dy viktimave, një gruaje dhe një burri. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Të gjitha rastet janë proceduar nga organet kompetente, ndërsa hetimet dhe procedurat e mëtejshme do të zhvillohen në përputhje me vendimet e prokurorisë.
Burimi: RTKLive
