MPB njofton se një shoferë i dehur ka shkaktuar aksident trafiku në Vinicë, nga ku janë lënduar katër persona.
“Më 22.10.2026, rreth orës 20:45, NJPB Vinicë është njoftuar se në kryqëzimin e rrugës „Marshall Tito” me rrugën „Leninova” në Vinicë kishte ndodhur një aksident trafiku mes automjetit të udhëtarëve “Audi”, me targa të Vinicës, i drjetuar nga D.P. (42) nga Vinica dhe një automjeti udhëtarësh “Audi”, i drejtuar nga P.P. (24) nga fsh. Leski, rrethina e Vinicës, i cili pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Në aksident, lëndime të rënda trupore kishte pësuar J.P. (58) nga Vinica, bashkudhëtar në automjetin “Audi” të cilin e drejtonte D.P. i cili kishte pësuar lëndime trupore, si dhe bashkudhëtarët 39-vjeçarja I.P. (39) dhe E.P. (54), të konstatuara në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore në Koçan dhe në Spitalin Klinik të Shtipit.
Pas masave të ndërmarra, shoferi P.P. është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa pas verifikimeve të kryera është konstatuar se e kishte drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht i janë matur 1,82 promilë alkool në gjak. Një ekip i NJPB Vinicë ka bërë këqyrje të vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj P.P. do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB./Telegrafi/