
Autori i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka reaguar lidhur me rastin e gazetarit Lirim Mehmetaj, pas përfshirjes së ish-deputetit Gani Geci.
Përmes një postimi, Kelmendi ka theksuar se mospajtimet nuk duhet të zgjidhen përmes kërcënimeve apo duke marrë ligjin në duart e veta, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka vlerësuar se fjala e lirë mund të kundërshtohet vetëm përmes fjalës së lirë, ndërsa për rastet kur situata eskalon, duhet të veprojnë organet e drejtësisë.
“Sa herë që dikush nuk na pëlqen, nuk mund ta marrim ligjin në dorë, se e minimizojmë shtetin”, ka shkruar Kelmendi.
Gazetari ka shprehur mbështetje për Mehmetajn, duke theksuar se në këtë rast ai po e mbron fjalën e lirë.
“Lirim Mehmetaj në këtë rast po e mbron fjalën e lirë! Luftë e drejtë”, ka përfunduar ai.