Kërcënoi me thikë stomatologen dhe i mori laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Kërcënoi me thikë stomatologen dhe i mori laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Written by

in

Kërcënoi me thikë stomatologen dhe i mori laptopin në klinikë, arrestohet 44-vjeçari në Korçë

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi dyshohet se ka hyrë me forcë në një klinikë dentare, ka kërcënuar me thikë stomatologen dhe ka vjedhur një laptop.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në një klinikë dentare në qytetin e Korçës, ku i dyshuari ka hyrë me një mjet prerës, me qëllim që të kryente vjedhje.

Gjatë tentativës për grabitje, 44-vjeçari dyshohet se e ka shtyrë me forcë pronaren e klinikës dhe e ka kërcënuar duke i drejtuar thikën. Ai ka arritur të marrë një laptop, me të cilin është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pas njoftimit për rastin, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka arritur ta identifikojë e ta arrestojë të dyshuarin, shtetasin A.Ç., 44-vjeçar, banues në Korçë, i cili, sipas policisë, ishte dënuar më parë për vjedhje me dhunë.

Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur për kërcënimin, si dhe laptopin e vjedhur.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Korçë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Hetimet për rastin po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali