
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së medaljeve në kampin “Film City” në Prishtinë, ku është vlerësuar shërbimi i pjesëtarëve të këtij misioni.
Përmes një postimi, KFOR-i ka bërë të ditur se ceremonia ishte një moment i njohjes së profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të treguar nga personeli gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.
KFOR-i ka shprehur gjithashtu krenarinë për shërbimin nën flamurin e NATO-s, duke theksuar se synimi i misionit është të kontribuojë në përparimin e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë.
“Jemi krenarë që shërbejmë nën flamurin e NATO-s për të mundësuar përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në postimin e KFOR-it.