Është mbledhja e parë e Këshillit Gjyqësor, pas rastit që tronditi opinionin me lëshimet e institucioneve të drejtësisë e sigurisë.
Por në mbi 2 orë mbledhje as kryesuesi e as anëtaret e këtij Këshilli nuk folën asnjë fjalë për vrasjen e Arlinda Zekajt.
Madje para vetës kishin edhe kryetarin e Gjykatës së Pejës që raportoi për tremujorin e tretë të ketij viti, i cili gjatë prezantimit kalimthi foli edhe për urgjencat që trajtohen në këtë gjykatë.
“Fokusi maksimal i gjyqtareve është në trajtimin e rasteve që kategorizohen në kuadër të këtyre strategjive si dhe ato që ligji u jep prioritet dhe që janë të natyrës urgjente…”, ka theksuar Shemsedin Haxhiaj – Kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë.
Urgjencën e kishte përmendur në letrat e saj dërguar pikërisht kryetarit Haxhiaj e gjyqtarit te rastit edhe Arlinda Zekaj, por vetëm pak ditë pas e njëjta u vra.
Kryesuesi i KGJK-së Rrustem Thaqi nuk pranoi të flasë kur u pyet nëse do ketë ndonjë masë për të njëjtit.
“Nuk du me u keqkuptu krejt cka ka pasur me thënë Këshilli Gjyqësor i gjeni në komunikatën me plot respektin nuk do ti japim ngjyrim rastit…lexoni komunikatën edhe e kuptoni mesazhin”, ka deklaruar Thaqi.
Ne këtë mbledhje të Këshillit kanë raportuar të gjithë kryetarët e gjykatave e një ndër problematikat që serish u ngrit ishte mungesa e hapsirave në Pallatë të Drejtësisë e mungesa e buxhetit.
“Pallati i drejtësisë nuk i përmbush kapacitet e nevojshme për me dhënë hapsira të gjyqtatëve, një cështje tjetër është e ashensorevë ne kemi pasur problem rishtazi dhe që një gjyqtar ka lëndime bukur të rënda dhe me pasoja të përhershme…”, ka deklaruar Ngadhnjim Arrni- Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.
“Me këtë gjendje nëse nuk ka reflektim prej kuvendit dhe nuk ka buxhet shtesë nuk ka mundësi me u ndrru ashensorët 12 ashensore kanë kosto, 35 mijë deri 30 mijë euro llogaritja e një ashensori..”, ka theksuar Shkelzen Maliqi- Sekretar i KGJK-së.
KGJK-ja ka miratuar të gjitha raportet e gjykatave që u prezantuan në këtë mbledhje./TVDUKAGJINI
Burimi: Dukagjini
