
Kim Kardashian sot feston 46-vjetorin e lindjes, duke vazhduar të jetë një nga figurat më të njohura dhe më me ndikim në industrinë e argëtimit në SHBA dhe më gjerë.
Ajo u bë e njohur për publikun e gjerë në vitin 2007, ndërsa më pas fitoi famë përmes emisionit të realitetit televiziv “Keeping Up with the Kardashians”, ku shfaqej së bashku me familjen e saj.
Emisioni u transmetua në kanalin E! deri në vitin 2021, duke e shndërruar familjen Kardashian-Jenner në një nga familjet më të komentuara në botën e showbiz-it.
Me kalimin e viteve, Kim ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe në biznes dhe modë, duke ndërtuar një markë të njohur ndërkombëtarisht.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali