Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të përdorimit të armës në fshatin Rakaj të Ferizajt.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 22:30.
“I dyshuari mashkull kosovar, ka pranuar tretman mjekësor në e emergjencën e Ferizajt pasi që i njëjti sipas mjekëve kishte disa plagë nga arma e zjarrit që dyshohet se është vet-plagosur”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e tij, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.
Pas tretmanit mjekësor i dyshuari është intervistuar dhe dërguar në mbajtje.
Lidhur me rastin janë intervistuar dy dëshmitarë rasti. Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/