“Kjo datë na bashkon rreth flamurit, historisë dhe atdhedashurisë”, uron FFK-ja për 28 Nëntorin

“Kjo datë na bashkon rreth flamurit, historisë dhe atdhedashurisë”, uron FFK-ja për 28 Nëntorin

Written by

in

“Kjo datë na bashkon rreth flamurit, historisë dhe atdhedashurisë”, uron FFK-ja për 28 Nëntorin

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e festës së 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, duke shprehur urimet e saj për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

“Kjo datë na bashkon rreth flamurit, historisë dhe atdhedashurisë”, uron FFK-ja për 28 Nëntorin

Përmes një postimi në rrjetet sociale, shtëpia e futbollit kosovar ka vënë në pah rëndësinë historike të kësaj date, duke nënvizuar se ajo bashkon shqiptarët rreth simboleve kombëtare dhe vlerave të atdhedashurisë, përcjell Gazeta Sinjali.

FFK-ja ka kujtuar gjithashtu sakrificën e brezave dhe kontributin e të gjithë atyre që u angazhuan për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin kombëtar, duke e cilësuar 28 Nëntorin si ditë lavdie e mirënjohjeje, por edhe përgjegjësie për të ardhmen.

Postimi i plotë i FFK-së:

“Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit!

Federata e Futbollit e Kosovës ua uron 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.

Kjo datë na bashkon rreth flamurit, historisë dhe atdhedashurisë. Është ditë lavdie e mirënjohjeje për të kaluarën, por edhe përgjegjësi për të ardhmen.

Në këtë ditë kujtojmë me krenari sakrificën e brezave dhe të gjithë ata që kontribuuan për lirinë, pavarësinë dhe dinjitetin tonë kombëtar.

Urime 28 Nëntorin!”

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali