Kjo është serbja që përfundoi në listën e më të kërkuarve nga Europol

Kjo është serbja që përfundoi në listën e më të kërkuarve nga Europol

Written by

in

Kjo është serbja që përfundoi në listën e më të kërkuarve nga Europol

Një grua 41-vjeçare nga Serbia, Ninoslava Joviq, është shpallur në kërkim nga Europol, nën dyshimin se ndihmoi një bandë të arratisej pas një grabitjeje spektakolare bizhuterish në një panair arti dhe antikitetesh në Maastricht të Holandës, në qershor të vitit 2022.

Sipas hetuesve, Joviq nuk mori pjesë drejtpërdrejt në grabitje, por dyshohet se organizoi strehimin e katër grabitësve dhe u siguroi mbështetje logjistike gjatë arratisjes. Ajo raportohet se drejtonte njërën prej makinave të marra me qira dhe kishte rezervuar apartamente ku fshiheshin të dyshuarit, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Ajo është vendosur në listën e personave më të kërkuar të Europol-it së bashku me katër shtetas serbë. Policia holandeze ofron një shpërblim prej 16,690 paundësh për informacione që çojnë në arrestimin e tyre.

Glamorous woman hunted over ?30million 'Peaky Blinders' at British jeweler's display is revealed by Europol Ninoslava Jovic

Grabitja ndodhi gjatë panairit prestigjioz, kur katër burra të veshur me kostume, kapele dhe syze thyen me çekiçë vitrinat e bizhuterive të argjendarisë londineze Symbolic & Chase. Disa prej tyre mbanin armë dhe kërcënuan vizitorët, ndërsa morën bizhuteritë dhe u larguan me skuterë elektrikë.

Nga sendet e vjedhura janë rikuperuar deri më tani vetëm tre diamante, në Izrael, Hong Kong dhe Botsvanë. Ndër sendet që ende mungojnë është një gjerdan me një diamant të rrallë të verdhë, me vlerë të përllogaritur prej 27 milionë paundësh.

Autoritetet dyshojnë se Joviq ndodhet aktualisht në Serbi, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve që kanë informacione për vendndodhjen e të kërkuarve të kontaktojnë policinë dhe të mos tentojnë t’u afrohen vetë.